INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të gjeni motivimin në punë kur e vetmja gjë që mendoni janë pushimet

Si të gjeni motivimin në punë kur e vetmja gjë që mendoni janë pushimet

Publikuar më: 18:48 04-08-2017

Nuk keni dëshirë te bëni asgjë? Ju kuptojmë shumë mirë!

Mësoni ta “zbutni” hidhërimin e humbjes

Sa me pak ta dramatizoni gjendjen pas një humbjeje apo dështimi, aq me shpejt do ta merrni veten dhe do arrini suksesin.

Praktikoni teorinë e vrapimit dhe nxitimit

Pas një dite te lodhshme, lëreni te parkuar makinën dhe shkoni nxitimthi me këmbë te takoni shoqet. Po i morët gjerat me përtesë do vazhdoni te jeni te mërzitur. Me te njëjtin vrull duhet edhe te qëroni një banane, te hiqni rrobat, etj.

Rrethohuni me bime

Mos i neglizhoni te mirat e luleve apo çdo bime tjetër ne shtëpi. Ato jo vetëm qe favorizojnë besimin tek vetja, por ne te njëjtën kohe stimulojnë edhe kujtesën, kreativitetin dhe aftësinë për te mësuar. Pse ndodh e gjithë kjo? Sipas shkencëtareve bimët kane aftësinë te tërheqin vëmendjen dhe përqendrimin tone. Fale tyre ambienti behet me stimulues, lodhja pakësohet dhe performanca është me e mire.

Thyeni rekorde

Ne pune dhe kudo rutina iu ka ardhur ne maje te hundës? Analizoni punën qe keni bere deri me tani dhe mundohuni te bëni edhe me tepër.

Shiheni veten si “shef”

Edhe pse jeni thjesht një punonjëse ne një kompani, konsiderojeni veten sikur jeni ju “shefja”. Ne ketë mënyrë do jeni me dinamike dhe do e keni me te thjeshte te negocioni për detyrën apo punën e re qe do iu kërkohet.

Frymëzohuni nga një “hero” i juaji

Shpesh, ata qe kane pasur sukses ne fusha te ndryshme te jetës, janë frymëzuar nga persona te cilët për ta kane qene heronj. Gjeni edhe ju heroin tuaj, real apo imagjinar, te famshëm apo jo dhe do e shihni qe do motivoheni me tepër e do keni me shume force për te ecur përpara.

Article Logic
Execution time: 0.0040571689605713