INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studim: Paratë mund të blejnë lumturinë, por me një kusht...

Studim: Paratë mund të blejnë lumturinë, por me një kusht...

Publikuar më: 15:21 27-07-2017

Sipas The Beatles, paratë nuk mund të blejnë dashurinë, megjithatë një studim i ri pohon se mund të “blejnë” lumturinë.

Para se të shkoni me vrap te kazinoja më e afërt dhe të provoni fatin, na lejoni të shpjegohemi.
Studimi i publikuar në “Proceeding of the National Academy of Sciences”, thotë se paratë nuk premtojnë ekzaktësisht lumutrinë nëpërmjet të mirave materiale.

Ajo që paratë mundësojnë është koha juaj e lirë për të gjetur lumturinë. Mendojeni kështu: ju ktheheni nga puna dhe gjëja e parë që duhet të bëni janë punët e shtëpisë, të blini ushqime, të përgatisni darkën etj. Ndërkohë me të ardhurat tuaja mund të keni dikë tjetër që kujdeset për të gjitha këto, duke e bërë kështu axhendën tuaj më të lirë për t’u marrë me aktivitete që përmirësojnë jetesën tuaj.

Në studim, një ekip kërkuesish nga vende të ndryshme, morën në pyetje rreth 6.271 njerëz nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Danimarka dhe Holanda për të testuar idenë.
Pjesëmarrësit u pyetën se si i harxhonin paratë e tyre dhe nëse ndiheshin të kënaqur me kohën që i kushtonin vetes.
Rezultoi se të gjithë ata që shpenzonin para për të pasur sa më shumë kohë të lirë ishin më të lumtur, më të kënaqur dhe si rrjedhojë më pak të stresuar.

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994