INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni të jeni të pasur? Njihuni me profesionet më të paguara në Shqipëri

Doni të jeni të pasur? Njihuni me profesionet më të paguara në Shqipëri

Publikuar më: 10:35 31-05-2018

S’ke vendosur ende se çfarë arsimi do ndjekësh? Ne ju njohim sot me ato më fitimprurëset në vendin tonë me qëllim që të keni më të lehtë. Punët më të paguara janë në banka dhe në shoqëritë e sigurimeve. INSTAT, raporton se aktivitetet financiare dhe të sigurimeve kanë pagesa më të larta mesatarisht 104 mijë lekë në muaj dhe këto rroga janë rritur në 2017 me 2.3% në krahasim me 2016. Paga mesatare për bankat e sigurimet është dy herë më e lartë se mesatarja e të gjithë aktiviteteve ekonomike. Paga mesatare për të gjitha aktivitetet ekonomike në vend është 48.966 lekë. Pas këtyre aktiviteteve, vjen sektori i “Informacioni dhe komunikacionit”, punonjësit paguhen mesatarisht me rreth 74 mijë lekë në muaj. 

Bankat dhe telekomunikacionet mund ti zgjidhni si profesione dhe për faktin se janë sektorët më të formalizuar në ekonomi, pasi deklarojnë pagat reale.
Edhe pagat në sektorin publik rezultojnë të larta. Një pagën mesatare në administratën publike ka arritur në rreth 60 mijë lekë. Administrata publike në 2017-n, ka përfituar dhe një rritje page mesatare prej 6.7%.
Pas administratës, në vend të pestë renditen aktivitete të pasurive të paluajtshme, shkencore, profesionale dhe teknike. Me paga mesatare afro 55 mijë e 900 lekë.
Ndërsa disa sektorë të tjetrë që konsiderohen si të vështirë paguhen pak. Ata që punojnë në ndërtimi, në industrinë nxjerrëse, përpunuese apo dhe në sektorët energjitik nuk kalojnë vlerën prej 43 mijë lekë në muaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036458969116211