INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përfshi në fushatë, ndjekje penale për drejtoreshën e Tatimeve në Vlorë

U përfshi në fushatë, ndjekje penale për drejtoreshën e Tatimeve në Vlorë

Publikuar më: 09:25 06-06-2017

Ndjekje penale për Drejtoreshën e Tatimeve në Vlorë. Është Ministria e Financave ajo që denoncuar rastin. Mësohet se Ministria e Financave ka informuar Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, që në ushtrim të funksionit kushtetues të ndjekjes penale, të kryejë veprimet e nevojshme për hetimin e Pranvera Resulaj, Drejtoreshë Rajonale e Tatimeve në Vlorë.
Nisur nga informacionet dhe materialet bashkëlidhur, mësohet se Resulaj, rezulton të jetë përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në fushatë elektorale, në kundërshtim flagrant me ligjet në fuqi si dhe me VKM nr. 473, dt. 01.06.2017.
Nisur nga ky rast, Ministria e Financave kërkon nga të gjithë punonjësit e institucioneve të varësisë qe të zbatojnë me përpikëri detyrat funksionale në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Ministria e Financave përfiton nga rasti t’ju bëjë thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet e evidentuara nga ana e tyre të përfshirjes së punonjësve të administratës në varësi të kësaj ministrie ne aktivitetet partiake.

Article Logic
Execution time: 0.0027580261230469