INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Toto Riina,

Toto Riina, "Kapo i Kapove" pranë lirimit nga burgu

Publikuar më: 10:06 06-06-2017

Salvatore Riina, apo siç njihet botërisht si Toto Riina falë edhe filmit bazuar mbi jetën e tij “Il Capo dei Capi”, është pranë lirimit nga burgu edhe përse është dënuar me burg për jetë për krime të shumta nën drejtimin e mafias siçiliane.

Ish-bosi i Cosa Nostras, tashmë në moshën 86-vjeçare, mund të lirohet nga burgu për shkak se “e drejta për të vdekur me dinjitet” i garantohet çdo të burgosuri në Itali.

Kjo është konfirmuar edhe nga Gjykata e Kasacionit në shtetin fqinj, duke iu referuar pikërisht rastit të Salvatore Riinas, i cili ndodhet në qeli që prej janarit 1993.

"Gjendja e rënduar shëndetësore e tij e favorizon ndjeshëm lirimin nga burgu, por tashmë i takon Gjykatës së Bolonjës që të vendosë nëse Toto Riina përbën akoma një rrezik për shoqërinë", raportojnë mediat italiane.

Article Logic
Execution time: 0.0033409595489502