INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përfolën për krizë në marrëdhënien e tyre, por 3 vjetori i martesës zbulon këtë të vërtetë mes Kim.K dhe Kanye West [VIDEO]

U përfolën për krizë në marrëdhënien e tyre, por 3 vjetori i martesës zbulon këtë të vërtetë mes Kim.K dhe Kanye West [VIDEO]

Publikuar më: 11:50 27-05-2017

Martesa e tyre ka qenë në qendër të vëmëndjes që pas grabitjes që iu bë Kim.K në Paris.

Por ja që çifti vazhdon t'i rezistojë çdo vështirësie duke e forcuar martesën edhe më shumë. Për këtë na bind edhe gjesti i fundit i bërë nga reperi për bashkëshorten e tij. Kanye ka treguar se është mjaft romantik duke surprizuar Kim në përvjetorin e tretë të martesës së tyre.

Dy vargje me trëndafila të bardhë të vendosura në hyrje të shtëpisë të cilat të jepnin idenë sikur ishin krijuar me dorë.

“Sa e bukur është kjo që të vish në shtëpi dhe të shohësh lule sikur fluturojnë!” – ka thënë 34 vjeçarja teksa filmonte për të postuar në Snapchat.

Ndërkohë që nuk harroi ta uronte bashkëshortin edhe në Instagram: "Gëzuar 3 vjetorin e martesës shpirt! Faleminderit që je bashkëshorti dhe babai më i mirë në botë. Të dua shumë!”

Article Logic
Execution time: 0.0038511753082275