INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përfol për shumë projekte, REAGON Luana Vjollca! Ka dy fjalë për sezonin e ri televiziv!

U përfol për shumë projekte, REAGON Luana Vjollca! Ka dy fjalë për sezonin e ri televiziv!

Publikuar më: 13:27 13-09-2021

Sezoni i ri televiziv ka filluar për shumë programe, siç nuk ka filluar edhe për shumë emisione të tjera dhe mezi po priten nga shikuesit e tyre. Deri më tani personazhi më i përfolur dhe që ka patur më shumë kuriozitet është Luana Vjollca dhe vendimi i saj për këtë sezon të ri.

Në media janë përmendur shumë emisione që moderatorja dhe autorja mund të ishte në krye të drejtimit të tyre, por deri më tani asnjë reagim nga vetë Luana.

Këtë here ishin ndjekësit e saj besnikë ata që bënë që Vjollca të prononcohej në Instagram me një deklaratë premtuese.

Në një postim nga Mykonos, Luana pyeti ndjekësit duke u thënë përmes një “Ask me a question” duke shkruar: “Po çna thoni?”

Pafund komente janë drejtuar për moderatoren dhe dukej sikur të gjithë njëzëri ishin: “Kur do të shohim përsëri në TV?!

“Mijëra mesazhe çdo ditë kështu. Jua hongsha shpirtin unë juve!!!”, shkruan Luana në një story ku tregoi pyetjet teksa vazhdoi me një deklaratë ku na jep një premtim.

“Shumë shpejt do ju bëj lajmërimin për sezonin. Faleminderit o publiku im.”, përfundon autorja dhe moderatorja e njohur.

Epo ne mezi po presim!!!

Article Logic
Execution time: 0.0021028518676758