INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Ruaju mos të të mbysë paaftësia…’, Arjan Konomi ka dy fjalë për Tean dhe TALL keq moderatoren e njohur!

‘Ruaju mos të të mbysë paaftësia…’, Arjan Konomi ka dy fjalë për Tean dhe TALL keq moderatoren e njohur!

Publikuar më: 14:30 13-09-2021

Tea Trifoni është padyshim konkurrentja më e përfolur e dy sezoneve të ‘’Për’puthen’’.

Ish-konkurrenten duket se do ta shohim sërish në ekran, por kësaj radhe në rolin e prezantueses. “Goca dhe gra’, një emision i cili moderohet nga katër goca dhe Gra, Fatma, Olesia, Tea dhe Krista.

Ndër komentet e shumë, vëmendjen e rrëmbeu opinionisti Arjan Konomi i cili i ka shkruar një koment Teas në postimin e saj të fundit duke i thënë të bëjë kujdes pasi sipas tij ajo nuk do mund të shfaqë aftësinë e saj, duke e udhëzuar dhe në të njëjtën kohë ironizoi Fatma Haxhialiun, me të cilën është zënë më parë që nga “Prime”. Madje edhe zënkat me Sindin, krijoheshin pasi sipas Arjanit ajo influencohej nga Meridiani dhe Fatma, mirëpo nuk e tha troç duke përmendur emra.

“Tea suksese ne “aventuren” e re televizive! Je shume mire por te takonte nje emision krejt tendin. Kam merak se aty nuk do te mund te shfaqesh tere aftesine tende ne ekran. Ruaju mos te te mbyse paaftesia e te tjereve! Suksese!”, i shkruan Arjani dhe të gjithë e kuptuan se e kishte me Fatmën.

Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275