INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U pendua që e takoi në Big Brother?! Dalin mesazhet, ja si u pajtuan Bora dhe Donaldi: Më tako, pastaj më…

U pendua që e takoi në Big Brother?! Dalin mesazhet, ja si u pajtuan Bora dhe Donaldi: Më tako, pastaj më…

Publikuar më: 11:35 02-10-2022

Bora Zemani dhe Donald Veshaj treguan për herë të parë se si janë pajtuar me njëri-tjetrin sonte në “Më lër të flas”.

Donaldi tregoi se fillimisht i ka shkruar Semit që ta ndihmonte. Dyshja zbuluan në studio dhe mesazhet e para që kanë shkëmbyer.

Donaldi: Me shumë telefonata ndaj Semit si fillim se më vinte zor t’i shkruaja Borës. Nuk dija se çfarë t’i shkruaja. I thoja Semit ti je oficeri im. E takova 4-5 herë Semin dhe më këshillonte deri sa më tha shkruaji vetë. Mesazhi i parë që i dërgova ishte “Dua të të shkruaj po nuk e di çfarë të them”.

Bora: Ti më kërkoje për të më takuar, unë të thoja nuk të takoj. Ti më thoje “më tako sa për të më dëgjuar, pastaj po deshe më helmo.”

Mes të tjerash ajo tregoi nëse është penduar që e takoi Donaldin në “Big Brother VIP”. “Aq shumë (qesh)…nuk di të them por ndoshta duhet ta kishte menduar pak më gjatë”, tha Bora. 

Moderatorja shtoi se nëse do ishte përsëri në të njëjtën situatë, pa e ditur se çfarë do ndodhte pastaj, sërish do e takonte.

Article Logic
Execution time: 0.0033321380615234