INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U nda me Kristin për shkak të Lorencit? Mikesha e ngushtë e Keisit zbulon të vërtetën

U nda me Kristin për shkak të Lorencit? Mikesha e ngushtë e Keisit zbulon të vërtetën

Publikuar më: 20:33 20-03-2023

Pëlqimi dhe afrimiteti i tyre mori fund e për pasojë edhe lidhja, e ashtuquajtura lidhje, mes Kristit dhe Keisit në shtëpinë e "BBVIP" mbaroi dhe tashmë ata vazhdojnë rrugëtimin në reality show vetëm. Arsyet e ndarjes së tyre Keisi i ka shpjeguar më shumë se njëherë, si për publikun, ashtu edhe për banorët e vetë Kristin, ndërsa ndër të tjera u shpreh se pëlqimi mes tyre ka qenë i madh, por nuk ka qenë dashuri dhe në këtë kohë, ajo ka lënë veten pas dore, duke mos shfaqur cilësit e saj gjatë qëndrimit në shtëpi, por duke u përqëndruar vetëm tek ai.

Edhe pse Keisi ka qenë e qartë për gjërat e saj, shumë njerëz kanë aluduar se shkak i ndarjes ka qenë hyrja dhe dalja e Sabianit, babait të saj, nga programi, por edhe hyrja e Lorenc Hasramës në shtëpi, që ajo e ka shok, por në rrjet është aluduar dhe ndryshe. Megjithatë e vërteta duket se është krejt ndryshe dhe sa i takon aludimit të fundit, nuk ka asgjë të vërtetë. Këtë e ka konfirmuar mikesha e ngushtë e Keisit, Frensi Danga, e cila e ftuar në "Shqipëria Live" sot ka komentuar pikërisht ndarjen e Keisit nga Kristi dhe si e ka parë ajo të gjithë atë cka ndodhur mes tyre.

Ndër të tjera shoqja e saj ka thënë:

‘Mendoj se ishte diçka e momentit, ajo është përfshirë nga situatat e aty. Ajo është ndikuar dhe nga hyrja e Sabianit. Keisi nuk ishte vetvetja kur ishte me Kristin. Humbi veten. Ajo nuk fliste fare. U hutua pas Kristit. Nuk bënte asgjë tjetër vetëm rrinte me Kristin. Prisja që të ndaheshin kur të dilnin. Ata nuk janë aspak tipa të përbashkët. Nuk është Kristi tipi i saj.

Lorenci nuk ka të bëjë fare. Hyrja e tij nuk ka ndikuar. Lorenci nuk besoj se ka lidhje fare. Lorenci është thjesht miku i saj. Ata kanë pasur shoqëri të përbashkët dhe kështu janë njohur, por janë vetëm miq.”

Article Logic
Execution time: 0.0023279190063477