INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U mundua ta mbajë të fshehtë, por zbulohet vajza që shoqëroi Butrint Imerin në Paris? [FOTO]

U mundua ta mbajë të fshehtë, por zbulohet vajza që shoqëroi Butrint Imerin në Paris? [FOTO]

Publikuar më: 10:38 14-09-2020

Që të enjten, Butrint Imeri është bërë kryefjalë e mediave, lidhur me postimet misterioze në Instagram, ku është shfaqur në Paris krah një vajze identitetin e të cilës nuk e ka zbuluar. Dhe kemi bindjen se duke u kapur pas detajeve, është zbuluar se kush po e shoqëron këngëtarin simpatik.

Fillimisht, ai postoi një video nga Parisi, ku shfaqej në makinë, por detajistët vunë re në hijen e krijuar në xhamat e makinës se videon po e regjistron një vajzë. Pasi ky lajm mori dhenë, autori i hitit “Xhanëm” ka vendosur të na ngacmojë sërish, duke postuar një tjetër video në Instastory.

-640-0-5f5bbd46b54fa_1.png

 

Në video shihet se ndodhet në një hotel pranë detit, e teksa del në ballkon shohim vajzën misterioze që merr rreze dielli. Sipas fansave, vajza misterioze që po e shoqëron Butrintin është as më pak e as më shumë se modelja Ery Viero, me të cilën e kemi parë të shoqërohet edhe më parë.

Dyshimet janë ngritur nga postimet e saj në Instastory, ku shihet në të njëjtin vend nga ku ka postuar Butrinti videon, teksa ka vendosur vendndodhjen “Paris”, shkruan iconstyle.

20200912_181906.jpg

 

Për rikujtesë, në shtator të 2019 ata u vunë në qendër të mediave, pasi u panë bashkë në Santorini.

Ery jeton në Greqi dhe me Butrintin është njohur që në verën e vitit të kaluar, pas realizimit të klipit “Dream girl”, ku ajo ishte protagoniste.

20200208_104329-768x1024.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0033078193664551