INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Koha kalon, por Luana mbetet njësoj: Paskam përjetuar të njejtën gjë…[FOTO]

Koha kalon, por Luana mbetet njësoj: Paskam përjetuar të njejtën gjë…[FOTO]

Publikuar më: 11:32 14-09-2020

Luana Vjollca është rikthyer pas në kohë duke kujtuar se çfarë ka ndodhur një vit më parë me të. Ajo ka ripostuar në instagram një foto nga një studio në Prishtinë ku një vit më parë ka qenë duke punuar për të realizuar një këngë të re.

Në postimin e një viti më parë Luana shkruante: “Nga Tirana në Prishtinë, nga emisioni në studio, kam që tani nevojë për pushime” Ndërsa sot pas një viti ndërsa e risjell këtë kujtim shkruan: “Në të njëjtën ditë përpara një vit kam përjetuar të njëjtën gjë si sot. Koha veç kalon dhe ne mbesim njësoj”

Aktualisht Luana ka nisur përgatitjet për të risjellë një sezon të ri të “Shiko kush luan”, ndërsa mesa duket është duke punuar gjithashtu edhe për të sjellë ndonjë projekt të ri në fushën e muzikës.

luanan-1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035359859466553