INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U largua papritur nga ‘BBVIP’ pas problemeve me shëndetin, Igli Zarka HABIT me veprimin e fundit!

U largua papritur nga ‘BBVIP’ pas problemeve me shëndetin, Igli Zarka HABIT me veprimin e fundit!

Publikuar më: 18:32 12-11-2021

Igli Zarka ditën e hënë ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP. Largimi i aktorit të njohur nga shtëpia, për banorët u bë i ditur përmes një zarfi të zi që arriti në shtëpi ku dhe u mësuan arsyet e largimit.

“Banorë, Vëllai i Madh ka një komunikim zyrtar për ju. Ju informojmë se për arsye shëndetësore banori Igli Zarka, ka vendosur të lërë në mënyrë të menjëhershme shtëpinë e Big Brother. Gjendja e tij shëndetësore tani është e mirë, por ka nevojë të marrë shërbimine nevojshëm jashtë shtëpisë”, thuhej në mesazhin e dërguar nga Vëllai i Madh.

Banorët thanë se Igli kishte probleme me apandesitin, apo siç njihet ndryshe në gjuhën popullore si “zorra qorrë”.

Por me sa duket gjendja e tij është përmirësuar dhe së fundi ai është parë pranë televizionit “Klan”. Nuk dihet ende nëse ai ka ndonjë projekt për t’i ofruar publikut dhe të gjithë mbeten sy e veshë për të parë çfarë do të ndodhë. Por publiku u habit me këtë veprim të Zarkës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0022690296173096