INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U largua krejt papritur nga Big Brother, Igli Zarka flet për herë të parë dhe jep mendimin e tij për banorët

U largua krejt papritur nga Big Brother, Igli Zarka flet për herë të parë dhe jep mendimin e tij për banorët

Publikuar më: 20:27 16-11-2021

Aventura e Igli Zarkës në “Big Brother VIP” nuk zgjati më shumë se një javë. Aktori u largua papritur nga shtëpia dhe shkak është bërë një gjendje e rënduar shëndetësore, e cila kërkoi shërbim të menjëhershëm spitalor. Gjatë këtyre ditëve ai nuk është shfaqur as në “Fan Club” e as në ndonjë emision tjetër.

Sakaq, mbrëmjen e sotme ai u shfaq në studion e “Big Brother”. Aktori shprehu keqardhjen e tij që u largua shumë herët nga shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe tha se ditët e qëndrimit kanë qenë shumë të bukura.

Ai u pyet nga Arbana edhe rreth banorëve. Ilirin e konsideroi inteligjent dhe manipulator, duke thënë se gjatë bisedës të bën të shpërthesh. “Por, në momentin që ti e kupton lojën e tij ai bëhet një njeri i thjeshtë!”- tha aktori. Arjolën e konsideroi të qetë, për Monikën tha se “ka ende kohë për tu futur në lojë”, kurse Donaldi tha se është i sinqertë dhe se do që të ruajë miqësinë me të edhe në vijim.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035500526428223