Një video po qarkullon nëpër rrjet ku duken Sheila dhe Kledi që luajnë me duar me njëri-tjetrin, nuk mungonin shikimet, buzëqeshjet, përkëdheljet e të gjithë i bënë çift!
Kledi foli për herë të parë për pamjet në emisionin Breaking.
“Do flas shumë shpejt për çdo gjë lidhur me Sheilën,” tha ai pas pyetjes nga moderatorja.
Nuk përjashtohet mundësia se Kledi dhe Sheila mund të jenë duke xhiruar ndonjë klip apo duke bashkëpunuar për diçka.
Së fundmi dyshja janë kapur sërish “mat” , ku shfaqen të përqafuar me njëri-tjetrin në sheshin “Skënderbej”.
Megjithatë dyshja ende nuk ka konfirmuar një lidhje mes tyre, dhe të gjitha këto përqafime dhe afrimitet mund të jetë thjeshtë shoqëri.










6 Nov 2025 





