U kthyen në një nga çiftet më të përfolur të momentit dhe kjo akoma më shumë pasi u krijuan brenda shtëpisë vip. E kemi fjalën për Dj Pm dhe Sarah. Madje shumë fansa i pëlqyen shumë dhe do donin të dinin si do jetë vijueshmëria e lidhjes së tyre jashtë.
Mbrëmjen e djeshme Pajtimi u eliminua nga loja dhe pas daljes ka lindur edhe pyetja për vazhdimësinë e marrëdhënies së tyre.
Lidhur me këtë pyetje Pajtimi deklaroi se disa herë e ka diskutuar me Sarën këtë çështje dhe sigurisht që do të presë përmbylljen e eksperiencës së saj për t’i vazhduar gjërat aty ku kanë mbetur.
“Sigurisht që do të vazhdojmë. Ne kemi folur disa herë për këtë gjë brenda shtëpisë. Tek e fundit tani që takova edhe babanë e saj normalisht që do e pres”, tha PM.









6 Nov 2025 





