INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U fshi tani! Tayna merr premtimin e padëgjuar më parë nga fansat dhe më e lumtur se kaq s’mund të ishte! [FOTO]

U fshi tani! Tayna merr premtimin e padëgjuar më parë nga fansat dhe më e lumtur se kaq s’mund të ishte! [FOTO]

Publikuar më: 10:44 06-05-2019

Fama e Taynas erdhi sa hap e mbyll sytë, që pas këngës ‘Columbiana’, e cila u kthye menjëherë në hit. Siç mund ta mendoni, tani reperja ka dhe fansat e saj, të cilët e mbështesin në çdo moment, qoftë kjo ‘online’ apo në jetën reale. Që nga fillimi i karrierës së saj e deri tani, Tayna ka ndryshuar shumë herë ‘look’, megjithatë kjo gjë është pritur gjithmonë shumë mirë nga ndjekësit e saj. Së fundmi, reperja ka publikuar një foto në ‘Instastory’ e cila shkruan:

“E dashur Tayna, kam parë flokët e tu bjondë dhe të zinj, mund të të premtoj vetëm një gjë. Do jem këtu të shoh flokët e tu gri”, duke i premtuar kështu se do të jenë gjithmonë krah saj. Reperja ka shkruar mbi foto: “Fansat e mi janë bashkëshorti perfekt”. Kujtojmë se së fundmi, Tayna ka publikuar këngën me titull ‘Kce’, e cila është pritur shumë mirë nga publiku dhe tashmë dëgjohet kudo.

inst.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036859512329102