INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U fshi tani! Në një lidhje me djalin e politikanit të njohur dhe “sebepi” është Tayna?! Reagon Kejvina: Mos harroni…

U fshi tani! Në një lidhje me djalin e politikanit të njohur dhe “sebepi” është Tayna?! Reagon Kejvina: Mos harroni…

Publikuar më: 19:30 08-11-2020

Kejvina Kthella është një ndër modelet më të njohura shqiptare, e cila që në daljen e saj të parë ka qenë ne qendër të mediave rozë. Fama e bukuroshes i ka kaluar kufijtë dhe jo rrallë herë është bërë pjesë e fushatave të ndryshme ndërkombëtare të modelingut. Mirëpo përveç jetës profesionale ajo është komentuar shumë edhe për atë private.

Shpesh herë Kejvina është përfolur për lidhje të ndryshme, me emra të njohur ose jo të ekranit, ndërkohë që ditën e sotme qarkulloi lajmi se ajo është në lidhje me djalin e ish-Presidentit Hashim Thaçi.

Sipas panoramaplus, Kejvina dhe Endriti janë njohur në Prishtinë nga mikesha e tyre e përbashkët, këngëtarja e njohur, Tayna.

macja.png

 

Ky lajm u pasqyrua në shumë media online dhe Kejvina e pa të arsyeshme të reagojë, mirëpo e fshiu shumë shpejt postimin.

“Portale të dashura që ma keni bërë jetën malore, do ju lutesha shumë të ngadalësoni pak me këto lajmet e dashuriçkave. Çdo ditë zgjohem me një dashuri të re falë jush. Të paktën bëni një lajm në muaj ashtu siç vetëm ju dini të bëni. Edhe do ju këshilloja të bëheni më profesionalë me shkrimet që bëni edhe jo sikur bëni thashetheme në kafe. PS: shkruani ndonjëherë ndonjë gjë të bukur se gratis e keni, shpërndani pak pozitivitet. Faleminderit dhe mos harroni, nesër një të dashur të ri eee”, shkroi Kejvina si për t’i sqaruar të gjithë që s’ka gjë të vërtetë në këto aludime.

 

21f03529-f0f7-4d8f-9f8f-85d6012a51c9.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0023410320281982