INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi komentoi në foton e Kejvinës nisën dyshimet, Getinjo zbulon se çfarë marradhënie ka me modelen: Kam qejf…[FOTO]

Pasi komentoi në foton e Kejvinës nisën dyshimet, Getinjo zbulon se çfarë marradhënie ka me modelen: Kam qejf…[FOTO]

Publikuar më: 11:28 03-03-2020

Reperi i njohur, Getinjo, është mjaft i komentuar në mediat online. Ai së fundmi ka dhënë një intervistë ku ka folur për jetën e tij profesionale dhe atë private.

Para disa ditësh, reperi la një koment në një foto në rrjete sociale, të postuar nga Kejvina Kthella. E si pasojë fansat e tyre nisën që të aludonin se mes tyre ka diçka më shumë.

I pyetur në lidhje me këtë, Getinjo tha për “Prive” se nuk ka lidhje me asnjë femër dhe aq më tepër me fytyra publike. Ai theksoi se lë shpesh komente në foto që i pëlqejnë dhe këtë nuk e bën me të keq.

“Nuk jam në lidhje me asnjë femër. As me fytyra publike. Jam tip që lë komente, i ngacmoj nga pak por jo me kuptimin e keq. Kam qejf, kur shoh diçka të mirë e shpreh. Lë një koment që ke dalë shumë mirë. Nuk shkruajmë fshehurazi. I them në sy të gjithëve nuk e kam problem, kur më pëlqen diçka. Por lidhje skam me askënd”, u shpreh Getinjo.

merilyn.png

Article Logic
Execution time: 0.0037121772766113