INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U eleminua nga Big Brother VIP, Stenaldo ka dy fjalë për të thënë: Nuk kam dashur që...

U eleminua nga Big Brother VIP, Stenaldo ka dy fjalë për të thënë: Nuk kam dashur që...

Publikuar më: 10:28 26-03-2026

I eliminuar pas një nominimi të fortë përballë Mateos, Stenaldo Mëhilli ka folur hapur për eksperiencën e tij në “Big Brother VIP 5”, duke zbuluar detaje që nuk i dinim.

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania Radio, ish-banori ndau reflektimet e tij mbi rrugëtimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, si dhe komentoi disa nga situatat më të diskutuara me banorët e tjerë.

Stenaldo u ndal veçanërisht te mënyra si e përjetoi lojën, duke theksuar se zgjodhi të mos ndjekë strategji apo skema, ndryshe nga shumë konkurrentë të tjerë. Ai u shpreh se nuk e sheh veten si një lojtar që manipulohet pas justifikimit “është lojë”, por si dikush që kërkon të jetë autentik dhe i vërtetë.

Sipas tij, synimi ishte të ndërtonte një eksperiencë më njerëzore brenda shtëpisë një “Big Brother jete”, ku marrëdhëniet, përballjet dhe emocionet të ishin reale. Ai theksoi se do të kishte dashur më shumë thellësi në raportet mes banorëve, më shumë reflektim pas debateve dhe më shumë ndjeshmëri në ndërveprime.

Megjithatë, Mëhilli pranoi se ky vizion nuk u realizua plotësisht, duke shtuar se rrugëtimi i tij anashkaloi disa faza që ai i konsideron thelbësore për një eksperiencë më të plotë brenda formatit.

"Të futesh në një program ku thuajse çdokush me përjashtime shumë të vogla që janë më pak sesa gishtat e njërës dorë në numra, justifikohen pas fjalës “kjo është loja, në kuadër të lojës”, të qasesh me një vërtetësi dhe me një dinjitet dhe të luftosh për të bërë Big Brother-in tënd siç e koncepton ti dhe siç të përfaqëson ti dhe siç je ti këtu jashtë nuk është e lehtë.  Unë nuk kam dashur që të bëj një Big Brother skemash sepse është përtej mundësive të mia njerëzore. Unë nuk jam një njeri skemash të mëdha dhe e kam thënë edhe prej fillimit fare. Nuk është ky lloji i Big Brother-it që dua të bëj unë. Doja që të bëja një Big Brother jete, ku secili i lejonte secilit të takohej dhe të njihej me njëri-tjetrin, të përballej, të flitej, të diskutohej, të dashurohej pse  jo dhe të urrehej gjithashtu. Në fund doja që kur të çohesha ditën tjetër nga krevati të kisha një brengë për debatin e djeshëm. Të them të drejtën kjo thuajse nuk ndodhi kurrë. Unë mendoj se Big Brother-i që isha unë anashkaloi disa faza të rëndësishme."

Article Logic
Execution time: 0.0031299591064453