INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet lista e PLOTË e konkurrentëve të 'Ferma VIP 3'

Zbulohet lista e PLOTË e konkurrentëve të 'Ferma VIP 3'

Publikuar më: 11:33 26-03-2026

“Ferma VIP” rikthehet këtë të premte me sezonin e tretë dhe, si zakonisht, para nisjes zyrtare të spektaklit, nisin aludimet për emrat që mund të bëhen pjesë e reality show-t. 

Lista është e gjatë dhe përfshin artistë, aktorë, influencues dhe figura të njohura të ekranit, disa i njohim mirë.

Mes emrave që u përmendën janë këngëtaret Jonida Maliqi dhe Soni Malaj, aktori dhe humoristi Elvis Pupa, si edhe poetja dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti. Lista vazhdon me emra nga fusha të ndryshme të showbiz-it, aktrimi apo rrjetet sociale si Sara Karaj, Romir Zalla, Vanesa Sono, Adi Pula dhe DJ Rafaela DJ.

Po ashtu, pjesë e kastit mund të jenë edhe Blerina Bajko, Gona Sina, Gresa Sekiraqa, Beni Vacaj, Malbora Gurra, Kuba, si dhe Fabiola Elezaj, Xhesi Loci, Akil Vardi dhe Indri Shiroka. 

Ndërkohë, këtë sezon vëmendja nuk është vetëm te konkurrentët. Në karriget e opinionistëve do të ulen Einxhel Shkira, Armina Mevlani dhe Ermal Mamaqi. 

Sezoni i ri shënon gjithashtu rikthimin në ekran të moderatores Arbana Osmani, e cila do të drejtojë programin. Ky rikthim është veçanërisht interesant, pasi është hera e parë që ajo shfaqet në një logo tjetër televizive pas shumë vitesh në Top Channel dhe në një format që konkurron drejtpërdrejt me “Big Brother VIP Albania“, të cilin e ka moderuar për disa edicione.

Article Logic
Execution time: 0.0038001537322998