Një hetim i gjerë, i kryer nga autoritetet turke për drogë, ka çuar në lëshimin e disa urdhër arresteve ndaj personave të famshëm, mes të cilëve edhe aktorja shumë e njohur për publikun shqiptar, Hande Erçel. Sipas mediave turke, u kryen kontrolle në 16 adresa të ndryshme nga Departamenti i Krimeve kundër Narkotikëve në Stamboll. 14 persona u arrestuan dhe dërguan në paraburgim.
“Jam jashtë vendit për rreth një muaji për arsye shkollimi. Mbrëmë, ashtu si ju, edhe unë u vura në dijeni për çështjen përmes lajmeve në media. Për të zbardhur këtë situaë do të kthehem në vend , do të bëj shpjegimet e nevojshme dhe do të jap dëshminë time. Jam dikush që e do vendin e tij, që i beson shtetit dhe drejtësisë turke. Besoj se situata do të sqarohet sa më parë. “, deklaroi aktorja.









20 Mar 2026 





