INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U eleminua nga Big Brother, flet për herë të parë Ina: Keijsin e takova të parin, nuk jam penduar për…

U eleminua nga Big Brother, flet për herë të parë Ina: Keijsin e takova të parin, nuk jam penduar për…

Publikuar më: 10:30 19-02-2026

Pas eliminimit nga shtëpia e Big Brother VIP, Ina Aderi ka dhënë intervistën e saj për “Shqipëria Live”, ku ka folur hapur për eksperiencën brenda shtëpisë dhe për lidhjen që krijoi me Keijsin.

Ajo tregoi se personi i parë që takoi brenda shtëpisë ishte Kejsi, dhe më pas u njoh me familjen e tij. “Historia jonë ka nisur këtu brenda, nuk kemi pasur një lidhje jashtë. Përveç miqësisë, ndjemë se diçka po ndodhte mes nesh. Shprehja ‘The eyes never lies’ është shumë e vërtetë,” u shpreh Ina.

Ajo foli edhe për momentin e puthjes me Keijsin, duke theksuar se nuk ka penduar për këtë. “Pata një moment dobësie për të cilin u pendova shumë shpejt, por për puthjen nuk jam penduar absolutisht. Ishte shumë spontane. Ndjenjat kur janë të pastra janë të bukura,” shtoi ajo.

Sa i përket marrëdhënies me Stelina, Ina tha se biseda me të ishte një bisedë e hapur si femër me femër dhe nuk ka treguar kurrë mungesë respekti ndaj saj. “Gjërat morën kohën e tyre dhe mendoj se janë aty ku duhet,” u shpreh ajo.

Për Keijsin, Ina ka vetëm fjalë të mira: “Kur dikë e ke mik, i hap zemrën pa paragjykime. Ai më jep siguri, më mbështet dhe është shumë përkujdesës.”

Article Logic
Execution time: 0.0033419132232666