INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U dyshua te Cllevio, por zbulohet kush ia vendosi tritolin lokalit të Noizy-t

U dyshua te Cllevio, por zbulohet kush ia vendosi tritolin lokalit të Noizy-t

Publikuar më: 11:28 28-09-2023

Është zbuluar kush e ka vendosur tritolin në lokalin e Noizyt në qershor 2022. Ka qenë në fakt dëshmia e Artan Tafanit, tashmë i penduar i drejtësisë, ajo e cila ka zbuluar se lënda eksplozive është vendosur nga banda e Laert Haxhiut.

Ky i fundit, është një prej personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe ndodhet aktualisht në burg në Greqi.

Gjashtë vrasje dhe pesë shpërthime në objekte i janë atribuuar këtij grupi, mes të cilëve edhe ai në lokalin e Noizyt. Gjatë një konference për mediat, Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tregoi detaje nga operacioni “Never Forget” që çoi në zbardhjen e 16 ngjarjeve kriminale ku ka marrë pjesë banda e drejtuar nga Laert Haxhiu.

I penduari Artan Tafani, i cili u arrestua pasi grabiti 30,000 euro në një pikë këmbimi valutor në Astir, ka pranuar të bashkëpunojë me policinë duke listuar krimet.

Ndër të tjera, ai ka zbardhur edhe vendosjen e tritolit më 8 Qershor 2022, që hodhi në erë lokalin e Noizy-t (Rigels Rajku), në pronësi të babait të reperit.

 

Shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të 8 qershorit 2022, ku fatmirësisht nuk ka pasur persona të tjerë brenda dhe ngjarja mbeti vetëm në dëme materiale.

Pamjet e biznesit të artistit bënë xhiron e rrjetit asokohe, ku u aludua edhe një armiqësi me një tjetër këngëtar, Kleviol Ahmetin (Cllevio) mund të ishte shkak i shpërthimit.

Megjithatë, duket se dëshmia e fundit e Tafanit e rrëzon këtë tezë.

Article Logic
Execution time: 0.0035450458526611