INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’ndodhi!? Aktorja e njohur largohet nga ‘Portokalli’

Ç’ndodhi!? Aktorja e njohur largohet nga ‘Portokalli’

Publikuar më: 15:38 27-09-2023

Edhe pak kohë na ndajnë nga fillimi i sezonit të ri të spektaklit të humorit ‘Portokalli’, ndërsa ajo që na bën kurriozë të dimë është kasti i aktorëve që do të marrin pjesë këtë vit.

 

Pak ditë më parë u përfol se aktori Visjan Ukcenaj do të transferohej nga ‘Klanifornia’, e se së shpejti do e shohim në ‘Portokalli’. Ai ndau një video krahë prezantuesit dhe aktorit, Salsano Rapi dhe aktorëve të tjerë, duke na lënë kështu të nënkuptojmë se do të jetë hyrja e re në këtë spektakël.

Megjithatë ajo që na ka rënë në sy së fundi, është se aktorja Arjola Demiri deri tani nuk ka bërë asnjë postim lidhur me spektaklin, asnjë njoftim se kur do të nisë apo rolin që ajo do të ketë, duke ngritur dyshime se nuk do të jetë më pjesë e kastit të aktorëve.

 

Megjithatë vetë ajo nuk i ka konfirmuar zërat.

Article Logic
Execution time: 0.0038580894470215