INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U diagnostifikua me kancer, princesha Kate Middleton thyen heshtjen: Ju lutem, mos…

U diagnostifikua me kancer, princesha Kate Middleton thyen heshtjen: Ju lutem, mos…

Publikuar më: 12:37 23-03-2024

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka zgjedhur që të zbulojë të vërtetën e teorive konspirative të "zhdukjes" së saj muajt e fundit, duke rrëfyer përmes një mesazhi me video se është diagnostikuar me kancer dhe ndodhet në fazat fillestare të trajtimit përmes seancave të kemioterapisë.

Njësoj si në rastin e Mbretit Charles III, lloji i kancerit nuk është bërë publik, por Kate ka zbuluar se ka nisur kimioterapinë një muaj më parë, pra në shkurt, ndërsa ndër të tjera në video-n e saj ka thënë:

“Sigurisht, kjo ishte shokuese për ne dhe William dhe unë po bëjmë cdo gjë që ta procesojmë dhe menaxhojmë këtë çështje private për hir të familjes tonë të re dhe fëmijëve. Siç mund ta imagjinoni, kjo ka marrë kohë. Më ka marrë kohë për t’ur rikuperuar nga operacioni im, në mënyrë që të nis me trajtimin. Operacioni shkoi me sukses. Gjithsesi, testet për operacionin zbuluan se kanceri ka qenë prezent. Ekipi im mjekësor më këshilloi që të bëja disa kimioterapi preventative dhe tani jam në fazat e hershme të trajtimit”- tha Princesha 42-vjecare, në një rrëfim që ka tronditur jo pak botën.

Kanceri u zbulua nga testet e kryera pas operacionit të saj në zonën abdominale, ndërhyrje kjo që ishte lajmëruar që në fundin e vitit të shkuar.

Article Logic
Execution time: 0.0035889148712158