INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Megi Pojani tregon historinë e saj të ngacmimit seksual: ''Pronari i televizionit, emër shumë...''

Megi Pojani tregon historinë e saj të ngacmimit seksual: ''Pronari i televizionit, emër shumë...''

Publikuar më: 13:31 23-03-2024

Megi Pojani së bashku me dy motrat e saj kanë diskutuar në episodin e radhës, “MeKast”, temën e ngacmimit seksual. Moderatorja e njohur ka vendosur që të ndajë me publikun një rast personal. Pojani ka rrëfyer se një pronar televiziv e ka ngacmuar si dhe i ka kërkuar në mënyrë intensive që të takohen. E gjithë kjo ka ndodhur pasi ajo kishte dhënë një intervistë në këtë kanal.

Ky rrëfim i Megit vjen pak ditë pasi aktorja e njohur, Egla Ceno, tregoi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” se si ishte ngacmuar seksualisht para shumë vitesh, kur ka dhënë një intervistë pune.

Moderatorja e njohur tregon se si pronari i një televizioni ku ka dhënë intervistë, i ka shkruar në “Instagram” që të takoheshin për darkë. Ajo shton se kjo situatë ka zgjatur për një muaj, derisa doli për drekë.

Megi shprehet se pasi ka mbaruar drekën, ky person i ka bërë një mesazh shumë të gjatë ku i tregonte se sa bukur kishte kaluar me të. Ajo nuk i ka kthyer përgjigje pasi në atë drekë e kuptoi qëllimin e tij.

“Në momentet që kam pasur të bëj me burra, dhe kam pasur marrëdhënie me burra, ka pasur gjithmonë ngacmim dhe flirt, por e quaj të shëndetshëm kur nuk merr përgjigje mbrapsht, dhe nuk më pengon në punë, përveç një rasti.

Ta them? Para pak kohësh kam bërë një intervistë në një televizion tjetër dhe më shkruan në “Instagram” pronari i televizionit, emër shumë i njohur. Unë akoma e ndjej sikur jam 15 vjeç dhe më duhet t’i respektoj dhe të jem e sjellshme ndaj një personi që ka ndërtuar disa gjëra.

Më shkruan dhe më thotë se stafi të do shumë, intervista ishte shumë e bukur, do doja të të takoja. I thash faleminderit dhe kaq. Për një muaj ai më shkruante çdo ditë dhe më kërkonte që të takoheshim.

Në asnjë moment nuk mendova se po më ngacmonte. Ajo që po më bezdiste ishte që më kërkonte darkë, sepse unë darkat në një takim pune, mbi të gjitha me një burrë, nuk i preferoj. Mes rreshtash shkruante herë pas here për punë. Nuk kisha diçka në dorë dhe thashë pse mos ta takosh dhe ta humbësh si mundësi, dhe i them ta takoj për drekë. Ishte takimi më i çuditshëm që kisha pasur në jetë. Ai më fliste vetëm për pushtetin e tij, sa para bënte te ky projekt…

Gjatë takimit ai më pyeste nëse do dilnim për darkë atë natë dhe unë për ta hequr qafe i thashë që do shkoja në Korçë me shoqet e mia. Pasi mbaruan drekën, ai ishte shumë i pështirë me mimikat që bënte dhe ishte shumë tendencioz, dhe kur u largova nga restoranti, ai më shkruan një roman ku më tregonte sa mirë kishte kaluar me mua dhe që donte të më takonte prapë”, tregon Megi.

Article Logic
Execution time: 0.0034389495849609