INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U bë i njohur prej Nora Istrefit? Robert Berisha: Kur unë kam dalë në...

U bë i njohur prej Nora Istrefit? Robert Berisha: Kur unë kam dalë në...

Publikuar më: 13:30 08-06-2024

Robert Berisha ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Cherry on Top” ku komentoi tema të ndryshme që lidhen me jetën e tij, profesionale dhe personale.

Gjatë intervistës me Bora Zemanin, këngëtari i njohur nuk la pas dore edhe komentet që i referoheshin se ai ishte bërë i famshëm falë lidhjes me këngëtaren Nora Istrefi.

“Kam pas komente që edhe t’i duhet ta falënderosh Norën. Kush nuk e di unë jam çuni i Tomor Berishës, kompozitorit shumë të njohur. Kur kam dalë në skenë Nora ka qenë pesë vjeçe. Atëherë nuk ka pasur rrjete sociale dhe Youtube dhe më njihte vetëm Kosova. Por për Shqipërinë, që pas fejesës me Norën më ka dhënë një shtysë dhe e falënderoj deri sa të jem gjallë”, tha këngëtari.

Po ashtu, Robert Berisha zbuloi se do të bëjë një intervistë me ish-partneren e tij, Nora Istrefi. Ai zbuloi se ajo zakonisht shmang intervistat, por kur vjen puna te një intervistë me të, “duhet të vijë shumë e përgatitur”, duke shtuar se:

“Kjo intervistë shumë shpejt ka për të ndodhur dhe ajo do të jetë një prej të ftuarave të tij në emisionin “Robi plaket kur don vet”.

Article Logic
Execution time: 0.0033648014068604