Janë publikuar përgjimet për grupin ku bënte pjesë këngëtarja shqiptare Elsa Lila. Raportohet se përveç llogarive që bënte për grupin kriminal Elsa Lila ishte edhe një këshilltare. Sipas hetuesve, Elsa Lila ishte “arkëtarja” e grupit.
“Nuk kam frikë nga policia, por nga hajdutët” – mësohet të ketë thënë ajo në përgjimet e publikuara nga mediat italiane gjatë një bisede me një person të njohur si Rindi, i cili i kishte dhënë edhe një kasafortë që e kishin cilësuar si kutia e “babagjyshit”.
“Për mua kontrolloni çdo ditë për shkak të “b&b” … ata e dinë që jam vetëm dhe me një fëmijë” mësohet të ketë thënë mes të tjerash Elsa Lila.
Gjatë hetimeve, efektivët sekuestruan mbi 130 kg drogë. Në një kuti në via Odoardo Giove, janë gjetur 87 kg hashash, 3.5 koka dhe 35 marihuanë.