INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tuna shtatzënë për herë të dytë?! Ky detaj po na bën të dyshojmë [FOTO]

Tuna shtatzënë për herë të dytë?! Ky detaj po na bën të dyshojmë [FOTO]

Publikuar më: 11:02 18-07-2019

Tuna është një këngëtare shumë e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar dhe kosovar. Vetëm disa ditë më parë këngëtarja festoi ditëlindjen e saj e cila mbushi plot 34 vjeç, ku nuk munguan urimet e shumta nga familjarët e saj, nga miqtë, po ashtu edhe nga fansat e saj.

Siç e dimë të gjithë, Tuna është e martuar me vëllain e këngëtarit të njohur, Robert Berisha, i cili quhet Patris Berisha me të cilin gëzojnë dhe një djalë të quajtur Tian.

Pas lindjes së djalit, këngëtarja bëri një pauzë në botën e muzikës për arsye sepse i gjithë përkushtimi i shkoi vogëlushit të saj, por kohët e fundit është rikthyer fuqishëm me koncerte dhe këngë të reja.

Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan me të gjithë ndjekësit e saj foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu edhe nga ajo private.

Së fundmi, ajo ka publikuar një foto ku shihet e veshur me një fustan me bark jashtë, mirëpo duke pasur parasysh fizikun e palestruar të këngëtares të gjithëve u ka tërhequr vëmendjen barku i saj i fryrë.

Ka mjaftuar ky detaj në foto dhe shumë fansa të saj kanë nisur ta pyesin Tunën në komente se nëse është në pritje të ëmbël sërish.

Por pas këtyre lajmeve që po qarkullojnë nëpër rrjete sociale, këngëtarja akoma nuk ka reaguar për të na treguar nëse lajmet janë të vërteta ose jo.

-640-0-5d30317839485.jpg

-640-0-5d3031708410e.jpg

Article Logic
Execution time: 0.00412917137146