INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump rrugëve të Britanisë, udhëtim me 'bishën' presidenciale [FOTO]

Trump rrugëve të Britanisë, udhëtim me 'bishën' presidenciale [FOTO]

Publikuar më: 09:34 05-06-2019

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ndodhet në Angli në një vizitë zyrtare, ndërsa ajo që ka marrë vëmendjen e mediave botërore është fakti i ‘blindimit’ të rrugëve. Për të garantuar sigurinë e tij janë angazhuar mijëra policë britanikë.

Presidenti Donald Trump shoqërohej nga 14 makina. “Bisha” presidenciale me të cilën udhëton Trump është e vështirë të sulmohet, ndërsa siguria e saj është në nivelet e përsosmërisë.

Sipas mediave angleze bëhet fjalë për një veturë prej 1.5 milion dollarë, e cila iu prezantua Donald Trump gjatë vitit të kaluar dhe u zëvendësua me “Cadillac One”. Kjo e fundit ishte përdorur edhe nga ish-presidenti amerikan, Barack Obama.

Modeli i kësaj makine është i pajisur me teknologjinë më moderne, xhamat i ka të blindur, kabina brenda është e pajisur me telefon satelitor dhe gomat nuk ka asnjë shans që të shpohen nga ndonjë sulm i mundshëm.

t4.PNG

trump2.PNG

 

trump1.PNG

trump.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0033910274505615