INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të rinjtë janë më të papunët në vend, po nuk e vrasin fort mendjen! Arsyet...

Të rinjtë janë më të papunët në vend, po nuk e vrasin fort mendjen! Arsyet...

Publikuar më: 10:44 05-06-2019

Të rinjtë shqiptarë janë kategoria më e papunë në vendin tonë. Po duket se nuk e "çajnë shumë kokën" për të kërkuar punë, pasi nëse shohim statistikat e INSTAT në lidhje me grupmoshat që kërkojnë më shumë punë pranë zyrave të punës kuptojmë se më të interesuarit janë atë mbi 35 vjeç.

Instituti i statistikave raporton se në vitin 2018 janë regjistruar si punëkërkues të papunë rreth 74 mijë persona dhe mbi 54 mijë ose 72% janë mbi moshën 35 vjeç.
Numri i personave 20-34 vjeç që janë në kërkim të një punë në 5 vitet e fundi ka rënë ndjeshëm. Në vitin 2013 në zyrat e punës u regjistruan 47 mijë, ndërsa në 2018 rreth 18 mijë persona.
Rënia e intreresit për punë veç neglizhencës lidhet dhe me faktorë të tjerë, siç janë ulja e numrit të popullsisë për shkak të rënies së lindjeve, por dhe emigracioni i lartë. Në fillim të vitit 2019, popullsia 15-29 vjeç u tkurr me 42 mijë persona krahasuar vitin 2015, me një rënie 5.2%.

Ky trend shihet dhe tek numri i përgjithshëm i punëkërkuesve, pasi në 2018 pati një rënie prej 16% të të regjistruarve tek zyrat e punës në krahasim me vitin 2017.

Article Logic
Execution time: 0.0026180744171143