INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump ka një plan të ri për murin me Meksikën

Trump ka një plan të ri për murin me Meksikën

Publikuar më: 10:20 15-02-2019

Republikani Mitch McConnell ka lëshuar një lajm për Presidentin amerikan, Donald Trump. Sipas tij ai do të nënshkruajë projektligjin dypartiak për të shmangur mbylljen e qeverisë amerikane dhe më pas do të shpallë gjendjen e emergjencës kombëtare për të financuar projektin e tij për murin me Meksikën.
Legjislacioni në fjalë, të cilin pritet ta nënshkruajë Trump, është arritur pas kompromisit mes republikanëve dhe demokratëve dhe përfshin 1.3 miliard dollarë për sigurinë kufitare, duke përfshirë barrierat fizike, mirëpo nuk financon premtimin e presidentit amerikan për murin.
Më herët dhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders tha: “Presidenti është duke realizuar sërish premtimin për ndërtimin e murit, mbrojtjen e kufijve dhe sigurimit të shtetit tonë të mrekullueshëm”.
Ajo ka sqaruar se Trump do të marrë “një tjetër vendim ekzekutiv, duke përfshirë emergjencën kombëtare, për t’u siguruar se do të ndalohet kriza humanitare dhe ajo e sigurisë në kufi”. Demokratët kanë kundërshtuar ashpër idenë e presidentit amerikan për ndërtimin e murit, duke rezultuar me mbylljen më të gjatë të Qeverisë amerikane një muaj më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055