INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Analizë e thelluar mbi forcimin e lekut

Analizë e thelluar mbi forcimin e lekut

Publikuar më: 09:16 15-02-2019

Banka e Shqipërisë ka kryer një analizë të thelluar se përse leku është forcuar kaq shumë. Sipas ekspertëve mbiçmimi i lekut ndaj euros ka ndikuar negativisht në deficitin tregtar, por nga ana tjetër ka mbajtur inflacionin në nivele të ulëta poshtë objektivit në lidhje me ndikimet që pati mbiçmimi i monedhës vendase në ekonomi.
Zhvillimet në kursin e këmbimit, sipas BSH dhanë ndikim nëpërmjet kanaleve të mëposhtme:
− Kanali i konkurrencës, i cili nënkupton se një forcim i kursit real të këmbimit ndikon në zgjerimin e deficitit tregtar. Ky kanal ka ndikim negativ mbi hendekun e prodhimit
− Kanali i bilancit financiar të agjentëve ekonomikë. Forcimi i kursit real të këmbimit ul kostot e shërbimit të borxhit në euro prej kredimarrësve të pambrojtur nga luhatjet e kursit të këmbimit dhe u mundëson atyre më shumë fonde të lira për konsum e investime. Impakti në ekonomi i këtij kanali është pozitiv
− Kanali i hendekut të normave reale të interesit në euro. Normat reale të interesit të kredisë në euro kanë tendencë rënëse si pasojë e forcimit të kursit të këmbimit dhe zvogëlimit të primit të rrezikut për kreditë në euro. Ky kanal jep impuls pozitiv në ekonomi
− Kanali i çmimeve. Forcimi i kursit real të këmbimit ndikon në uljen e presioneve inflacioniste nga çmimet e importit dhe nëpërmjet hendekut të prodhimit

Efekti i përmirësimit të gjendjes ciklike ka sjellë ndikim më të ulët në shmangien e inflacionit nga objektivi. Ndikimi frenues nga kursi real i këmbimit mbi inflacionin pritet të jetë i pranishëm edhe përgjatë tremujorëve të parë të vitit 2019, por efekti i tij në inflacion pritet të vijë në rënie pas tremujorit të dytë.

Article Logic
Execution time: 0.0033512115478516