INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trajneri i Brazilit: Donald Trump të mësojë historinë e futbollit…

Trajneri i Brazilit: Donald Trump të mësojë historinë e futbollit…

Publikuar më: 17:32 11-09-2018

Donald Trump, në një takim me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, është tallur me performancën që Brazili bëri në Botëror, pasi u eliminua në çerekfinale nga Belgjika pas humbjes 2-1.

Skuadra nga Amerika Latine vinte si një nga pretendentët kryesorë për të fituar kompeticionin, por në fund përfundoi si shumë skuadra të tjera të mëdha, përfshi Gjermaninë kampione bote në fuqi.

Megjithatë për t’iu përgjigjur deklaratave të Trump për Brazilin, ka qenë trajneri Tite ai i cili i kujtoi historinë Trump. “Përgjigja ime ndaj Donald Trump është që ne kemi 5 Kupa Bote. Ai duhet të mësojë më shumë për historinë”- tha Tite.

Article Logic
Execution time: 0.0040059089660645