INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tri arsyet pse BE mund të ‘ngel në klasë’ Shqipërinë në tetor

Tri arsyet pse BE mund të ‘ngel në klasë’ Shqipërinë në tetor

Publikuar më: 16:36 31-07-2019

Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, e ka pranuar për herë të parë publikisht mundësinë që Shqipëria të ngelë në klasë në tetor, ndërkohë që Maqedonia e Veriut të marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave. 

Në një intervistë për gazetën asutriake ‘Der Standard’, Hahn është shprehur lidhur me anëtarësimin e du vendeve. Entuziazmin për Maqedoninë e Veriut nuk e ka fshehur. Ndërsa për Shqipërinë, komisioneri Hahn tha se në plan janë të tjera probleme.

“Ne ende po punojmë që të dy shtetet të mund të nisin negociatat. Por nuk është sekret se vlerësimi për Maqedoninë e Veriut mes vendeve anëtare është më i mirë. Të dy vendet kanë përmbushur kriteret e kërkuara nga shtetet anëtare të BE si një kusht. Kjo është arsyeja se përse kemi bërë një rekomandim pozitiv. Për Shqipërinë tani për fat të keq në plan të parë janë problemet, kjo pasi opozita nuk është në Parlament, qeveria ka vështirësi për të udhëhequr dialogun dhe se ka një procedurë për shkarkimin e Presidentit”, shpreh komisioneri.

Hahn ndalet edhe tek reforma në drejtësi, si një nga kriteret kryesore për vlerësimin e progresit të Shqipërisë. Duke reaguar lidhur me akuzat e fundit që janë bërë nga presidenti Ilir Meta, se Gjykata Kushtetuese nuk është më funksionale, Hahn tha se reforma gjyqësore ka filluar të tregojë efektet e saj. “Po, ky ishte një nga kriteret. Dhe Shqipëria ka bërë përparim të mirë këtu. Të akuzosh për shembull shqiptarët se nuk po punon Gjykata Kushtetuese, është e padrejtë, sepse kjo tregon vetëm sesa e suksesshme ka qenë puna e komisionit të ngritur për të larguar prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar nga sistemi”.

 Ndërkohë, jo më larg se dje kryeministri Edi Rama tha se në rast se Shqipërisë nuk i hapen negociatat në tetor kjo do të vijë vetëm për shkak të BE-së. Sipas Ramës, Shqipëria ka përmbushur kriteret.

 

Article Logic
Execution time: 0.003892183303833