INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga 1 janari çdo gjë on line, jo më kasa fiskale. Ja si do të funksionojë

Nga 1 janari çdo gjë on line, jo më kasa fiskale. Ja si do të funksionojë

Publikuar më: 16:13 31-07-2019

Ministria e Financave bëri publike detajet se si do të funksionojë sistemi i ri elektronik, përmes të cilit biznesi do të regjistrojë dhe raportojë aktivitetin e tij financiar tek tatimet.

“Duke filluar nga një janari 2020 cdo shitje nga biznesi tek konsumatori do të transmetohet në kohe reale tek tatimet.

Duke filluar nga 1 janari 2021 çdo shitje nga biznesi në biznes dhe nga biznesi tek organet publike do të raportohet në kohë reale nëserverin e tatimeve”, u shpreh ministrja e Financave Anila Denaj.

Sistemi i ri eliminon kasat fiskale që ka sot biznesi duke i zëvendësuar me një program kompjuterik, i cili mund të instalohet në kompjutera apo dhe telefona smart. 

Sistemi i ri transmeton çdo shitje apo transaksion tjetër që bën biznesi në kohë reale tek serveri i tatimeve. Kjo sipas qeverisë, do të ulë ndjeshëm evazionin fiskal në ekonomi.

Article Logic
Execution time: 0.0034480094909668