INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bizneset në vëmendjen e qeverisë, Rama: Nuk do tolerohet për…

Bizneset në vëmendjen e qeverisë, Rama: Nuk do tolerohet për…

Publikuar më: 12:45 15-07-2019

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjitha bizneset që të lëshojnë rregullisht faturat. Nëse ndodh e kundërta ai paralajmëroi pasoja të rënda.  “Kemi zgjedhur prej më shumë se gjashtë muajsh një qasje këshilluese, informuese, edukuese, duke mos preferuar të shkojmë te hapi i fundit pa bërë hapat e tjerë. Masa që legjislacioni parashikon për çdo biznes që nuk punon rregullisht me faturat përkatëse janë të atilla që nuk ja vlen aventura e moslëshimit të faturës. Të mbyllet lokali apo njësi tregtare, nëse nuk lëshon kupon, për një periudhë që sjell një dëm të madh. Mos e sprovoni administratën dhe mos e sprovoni shtetin, sepse nuk do të tolerohet askush”, tha Rama.

Ai ishte kritikë edhe për drejtuesit eTatimeve. “Dua ta nënvizoj me forcë se kush nuk arrin indikatorët nuk mund të jetë më pjesë e kësaj administrate as të Tatimeve dhe as Inspektoriatit të Punës. A ma thotë dot këtu dikush nga ju, si mundet të pranohet sot që flasim që të kemi 15 mijë kasa jo raportuese në biznese që figurojnë aktive nga 112 mijë të tilla. Ja një faktor risku numër një. Kush e mban përgjegjësinë për këtë? Kujt i kërkohet përgjegjësia çdo ditë në lidhje me këtë, kush i mbulon në territor këto pika të kuqe alarmi dhe si mundet që të gdhijë dita e re, java tjetër, muaji tjetër dhe këto pika të kuqe alarmi të mbeten të kuqe? Pse kompanitë e kasave nuk gjobiten, ligji është i qartë për këtë”, tha Rama ndërsa tregoi emrin e ri të Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve. Drejtoresha e re është Delina Ibrahimaj, që zëvendëson në detyrë Enton Duron, i cili u shkarkua nga detyra vetëm pak ditë më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0096070766448975
array(1) { ["section"]=> string(64) "bizneset-ne-vemendjen-e-qeverise-rama-nuk-do-tolerohet-per-98608" }