INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Korça sërish në panik, goditet nga lëkundje të forta sizmike

Korça sërish në panik, goditet nga lëkundje të forta sizmike

Publikuar më: 17:11 31-07-2019

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë ka tronditur këtë pasdite qytetin e Korçës.

IGJEUM bën me dije se epiqendra e tërmetit ka qënë 3.4 km në Jugperëndim të Dardhës ndërsa lëkundjet e tokës janë ndier edhe në zona të tjera.

Mësohet se shumë banorë janë përfshirë nga paniku dhe kanë dalë nga banesat e tyre.

Emergjencat Civile bëjnë me dije se deri më tani nuk janë regjistruar dëme në njerëz apo dëme materiale.

Kujtojmë se pak muaj më parë zona e Korçës u përfshi nga një tërmet i fortë ku shumë banorë të fshatit Floq humbën shtëpitë e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0037200450897217