INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shantazhuan me video intime një 13-vjeçar në Tiranë, pranga dy të rinjve [DETAJE]

Shantazhuan me video intime një 13-vjeçar në Tiranë, pranga dy të rinjve [DETAJE]

Publikuar më: 17:39 31-07-2019

Dy të rinj nga Tirana janë arrestuar nga forcat e policisë së Komisariatit numër 6 në kryeqytet pasi kanë filmuar një video në marrëdhënie intime me një 13-vjeçar dhe më pas e kanë shantazhuar.

Policia bën me dije se janë arrestuar 20-vjeçari me inicialet V.H dhe 21 vjeçari me inicialet F.H ndërsa është shpallur në kërkim një 46 vjecar me inicialet B.M të tre banues në Kombinat

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin thuhet në njoftim kanë kryer vjedhjen e banesës së një shtetaseje, ku kanë marrë bizhuteri me vlerën rreth 5000 euro.

Gjithashtu nga hetimet e kryera nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se këta shtetas, po në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shantazhuar një të mitur 13-vjeçar se do t’i publikonin një video intime që ia kishin bërë, me qëllim që ta përdorin këtë për të realizuar vjedhjen e banesës.

Për arsye hetimore nuk jepen të dhëna të tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0034370422363281