INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tre vite në detyrë, Presidenca bën publike shifrat. Sa ka shpenzuar Meta për udhëtime?

Tre vite në detyrë, Presidenca bën publike shifrat. Sa ka shpenzuar Meta për udhëtime?

Publikuar më: 13:44 21-09-2019

Presidenca ka bërë publike se sa para ka shpenzuar presidenti Meta për bileta udhëtimi në tre vitet që ka qenë në detyrë. 

Në total janë mbi 55 mijë euro vetëm për bileta.

Në përgjigjen e Presidentit për interesimin e mediave thuhet se pyetjet kane qenë: Sa herë ka lëvizur Presidenti i Republikës, në udhëtime zyrtare jashtë shtetit për periudhën janar 2018 – qershor 2019 dhe në cilat destinacione? Sa udhëtime ka kryer me avion dhe në çfarë klasi? Sa ka qenë kostoja e secilit prej udhëtimeve, bileta, akomodim, dieta? Sa kanë qenë gjatë kësaj periudhe, zëri në buxhet për udhëtime jashtë vendit?

Për këto pyetje presidenti sqaron se: Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, nga marrja e detyrës në 24 korrik 2017, deri në gusht të vitit 2019 ka realizuar: 59 vizita shtetërore, zyrtare dhe pune jashtë vendit, nga të cilat 36 prej tyre me avion. Nga 36 udhëtimet me avion, Presidenti Meta nuk ka udhëtuar asnjëherë me First Class apo Charter.

Presidenti ka udhëtuar kryesisht me Business Class (26 udhëtime), por edhe me Economic Class (10 udhëtime), vlera e të cilave në vite është si më poshtë:

Për vitin 2017: 7156 euro (bileta avioni)
Për vitin 2018: 24384 euro (bileta avioni)
Për vitin 2019: 24217 euro (bileta avioni)

Udhëtimi kryesisht në Business Class është zgjedhur si mundësi për udhëtim të sigurt, që garanton fleksibilitetin e ndryshimeve të itinerareve të udhëtimit për shkak të agjendës, pa paguar kosto shtesë, si dhe ka garanci të plotë në transferimin e bagazheve.

Gjatë viteve 2017, 2018 dhe 2019, Presidenti i Republikës ka qëndruar në total 141 ditë jashtë vendit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0028040409088135