Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka postuar një foto në faqen e tij në rrjetet sociale me aktorin e njohur Bes Kallaku duke gjuajtur peshk.
“Mirëmëngjes! Me Bes Kallakun, e nisem për peshk e po kapim dallgë” shkruan kreu i shtetit shqiptar.
Gushti ka qenë intensiv për Presidentin pasi ngjiti majën e malit të Korabit, ndërsa shtatorin po e shfrytëzon buzë detit.
Por edhe klima politike këto ditë nuk ka qënë aspak e qetë për kreun e shtetit. Këtë të hënë Meta dëshmoi para Komisionit Hetimor për të sqaruar se përse shtyu datën e zgjedhjeve, më tej po këtë javë në Tiranë kanë mbërritur edhe anëtarët e Komisionit të Venecias të cilët do të analizojnë veprimet e presidentit nëse ky i fundit ka shkelur apo jo Kushtetutën.
![Do të shkarkohet apo jo? Presidenti Meta qetësohet duke dalë për peshk me aktorin e humorit [FOTO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/6bc336bcb11996155c082c4dd18933cb_L.jpg)