INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta në 'epiqendrën e tërmetit', monitoron situatën dhe garanton se...

Ilir Meta në 'epiqendrën e tërmetit', monitoron situatën dhe garanton se...

Publikuar më: 21:33 21-09-2019

Presidenti Ilir Meta u nis me urgjencë drejt Durrësit në 'epiqendrën e tërmetit' për të monitoruar nga pranë gjendjen e krijuar.

Nga spitali i Durrësit ai deklaroi se ka marrë informacionin e plotë nga prefekti dhe përfaqësuesi i Shtabit të Emergjencave. Për mediat, presidenti shtoi se ka vendosur në dijeni dhe vendet fqinje për asistim në çdo rast të papritur. Në fund, Meta bëri apel për ta përballuar situatën me qetësi.

“Të evidentojmë pasojat e tronditjeve të deritanishme. Jemi në një vigjilencë të vazhdueshme, është e rëndësishme që të jemi në kontakt edhe me vendet fqinje që të jemi të përgatitur për çdo situatë. Unë besoj se tani është koha për të qënë të vëmëndshëm dhe të punojmë të koordinuar. Të bashkëpunojmë ngushtë me strukturat, mediat, të evitojmë pasojat e deritanishme dhe njëkohësisht për të ndjekur situatën me qetësi dhe durim maksimal’’, përfundoi presidenti.

Article Logic
Execution time: 0.0036637783050537