INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trajneri i tha “s’ka ngel futbollist pa të kap”, gazetarja e njohur SHQIPTARE merr hak: S’jam…

Trajneri i tha “s’ka ngel futbollist pa të kap”, gazetarja e njohur SHQIPTARE merr hak: S’jam…

Publikuar më: 17:29 08-06-2021

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar gazetarja sportive Qeqa Krelani, e cila foli për herë të parë pas deklaratave ofenduese nga nënkryetari i KF Llapit, Amrush Batatina.

Pak ditë pasi ajo deklaroi se është në një lidhje dashurie, Batatina nuk e kurseu deklaratën seksite përmes një komenti ku shkruante: Po më duket Leshkuqi, edhe qaj u met pa e pas në dorë!

E pyetur nga Bieta, Qeqa sqaroi gjithë mosmarrëveshjet mes tyre. Sipas saj, ky është një ofendim personal pasi ajo i kërkoi llogari klubit si gazetare për rezultatet e dobëta nëpër ndeshje.

“Servilizmi në gazetari nuk shkon, ashtu siç nuk shkon mendjemadhësia në futboll. Unë si gazetare nuk pranoj të jem servile si disa të tjerë. Unë s’ pranoj të blihem nga klubet në këmbim të heshtjes sime. Për shkak të rezultateve të dobëta në superligë unë kërkova llogari dhe për një ndeshje që thuhet se ishte e kurdisur”, u shpreh Qeqa.

Më tej ajo pranoi se është tejet e lumtur me lidhjen e re të dashurisë.
Bukuroshja brune pranoi që partneri është i anagzhuar në botën e futbollit dhe se ky është vendimi më i mirë që ka marrë në jetë.

Article Logic
Execution time: 0.00370192527771