Trajneri Didier Deshamp në një intervistë të tijën për “TVSH” ka dhënë mendimin për grupin në të cilin ekipi kampion i botës Franca është pjesë. Sipas Deshamp, ai e njeh mirë Shqipërinë dhe Panuçin dhe do jetë një grup mjaft i vështirë, ku asgjë nuk mund të parashikohet. Më poshtë intervista e tij:
Grup i vështirë?
E njohim Shqipërinë, jemi përballur. E njoh Panuçin, e kam patur lojtar. Do të presim kalendarin se kur do të luajmë. Kemi hasur gjithmonë vështirësi me Shqipërinë. Kam respekt për këtë skuadër. Shumë futbollistë po luajnë mirë jashtë shtetit. Do të shikojmë të gjithë detajet…
Cila është më e forta sipas jush?
Është shumë e vështirë për të thënë saktësisht. Islanda ka bërë mjaft mirë, nuk e di nëse do të jetë kaq e fortë. Edhe Shqipëria është e njëjta gjë. Nuk mund të veçoj një skuadër ende. Do të shohim në fushë, jam i bindur që do të kemi ndeshje të vështira.
Jeni i aftë të bëni një dallim midis Shqipërisë së Panuçit dhe De Biazit?
Jo, jo nuk dua të bëj krahasime të tilla.








13 Dec 2025 





