Një lajm mjaft i trishtë vjen për fansat e muzikës braziliane.
Si pasojë një aksidenti ajror ka ndërruar jetën këngëtarja braziliane Marilia Mendonca në moshën 26-vjeçare, e cila u bë e famshme si një ikonë e stilit të muzikës country braziliane “sertanejo”, duke fituar një Grammy Latin 2019 për një album në këtë kategori.

Bashkë me të kanë ndërruar jetë edhe menaxheri dhe asistenti i saj kur avioni i vogël me të cilin po udhëtonin u rrëzua në shtetin Minas Gerais u tha në deklaratën nga zyra e shtypit e Mendonca-s.
Madje artistja kishte postuar në rrjete sociale një video duke hipur në avion përpara se të ndodhte tragjedia.










13 Dec 2025 





