Zhdukja e futbollistit Emiliano Sala dhe pilotit të avionit me të cilin sulmuesi po udhëtonte drejt Cardiff në Angli, ka tronditur opinionin publik. David Merans, udhëheqësi i kërkimeve për gjetjen e futbollistit, ka bërë të ditur se Emiliano Sala dhe piloti kanë vdekur dhe e vetmja gjë që pritet, është zbulimi i trupave të tyre.
Merans ka deklaruar se familjarët e Salës dhe pilotit e dinë se të dashurit e tyre nuk do të vijnë më në shtëpi. “Ajo që familjet e dinë në këtë moment është se të dy, Sala dhe piloti Ibbotson janë të vdekur. Tashmë ajo që duan është që t’i gjejnë sa më shpejt trupat e tyre. Gjetja e tyre është gjëja më e rëndësishme për të dy familjet”, është shprehur Merans. Nga ana tjetër, një ekspert aeronautike është shprehur për “L’equipe” se nuk kishte asnjë shans që Sala dhe piloti t’i mbijetonin përplasjes sepse po udhëtonin me 150 km/h.
“Nuk kishin shans të shpëtonin sepse avioni u përplas në sipërfaqen e detit me 150 km/h. Përplasja ishte e dhunshme sepse ne gjetëm jastëkë që lundronim shumë larg nga rrënojat e avionit. Dhe kur gjejmë elemente të brendshëm, është provë se përplasja ishte e forte. Për mua, deri në momentin e fillimit të hulumtimit nuk kishte asnjë shans për të gjetur të gjallë pilotin dhe pasagjerin e tij”, ka thënë ai.
Ndërkohë CNN raporton se është bërë i mundur rikuperimi i një trupi të humbur në aksidentin ajror ku u përfshi dy javë më parë avioni ku udhëtonte futbollisti argjentinas Emiliano Sala, nga roja bregdetare.
Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore, deklaroi se: “Pas një shqyrtimi të gjerë të vendndodhjes, kontraktorët e specializuar gjetën me sukses trupin e parë mes rrënojave”. Megjithatë AAIB nuk tha nëse trupi ishte Sala apo i pilotit, David Ibbotson.
Trupi u dërgua në Portland për t’ju nënshtruar një ekspertize mjeko-ligjore. Mësohet gjithashtu se është bërë e pamundur të nxirret në sipërfaqe, rrënojat e avionit të vogël “Piper Malibu”.









11 Feb 2026 





