INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“E mrekullueshme të jesh gruaja e tij...” Georgina ‘’shuan të gjitha zërat’’ dhe tregon të vërtetën për martesën e çiftit

“E mrekullueshme të jesh gruaja e tij...” Georgina ‘’shuan të gjitha zërat’’ dhe tregon të vërtetën për martesën e çiftit

Publikuar më: 18:22 06-02-2019

Georgina Rodriguez ka bërë një intervistë për revistën spanjolle Hola! Mesa duket sulmuesi i Juventus duhet ende t’i bëjë asaj një propozim për martesë.

Georgina është rrëfyer “pa dorashka”: “Çdo çift kërkon të martohet, edhe unë personalisht. Për momentin kemi prioritete dhe shumë përgjegjësira, por në të ardhmen do të ishte e mrekullueshme të bëhesha gruaja e Cristianos.”

Babai i Georginës së fundmi ndërroi jetë dhe ajo tregoi se si Cristiano e ka ndihmuar në këtë moment dërrmues. “Partneri im është gjatë gjithë kohës në krahun tim. Ai po më ndihmon goxha në këto momente trishtimi dhe unë po përpiqem të bëhem e fortë për të dhe fëmijët e mi. Ata janë lumturia e jetës time. ”

Ronaldo dhe babai i Georginës mesa duket nuk janë takuar kurrë dhe portugezi është mjaft i hidhëruar për këtë fakt.

Mesa duket çifti duhet të presë edhe pak derisa sa martesa e tyre të konkretizohet, ndërkohë që fatkeqësia e vdekjes së babait të Georginës ka pezulluar përkohësisht çdo plan për “ditën e madhe”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885