INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjike! Ndahet nga jeta në ditën e lindjes së saj sportistja e njohur 18-vjeçare [FOTO]

Tragjike! Ndahet nga jeta në ditën e lindjes së saj sportistja e njohur 18-vjeçare [FOTO]

Publikuar më: 20:57 27-07-2018

Bota e sportit “ndez qirinjtë”, vdes në moshën 18-vjeçare sportistja e njohur! Konkurentja 18-vjeçare Ellie Soutter në sportin “snoëboard” ka vdekur në rrethana të panjohura ditën e djeshme. Medalistja dhe pjesëtarja e skuadrës olimpike të Britanisë së Madhe vdiQ ditën kur festonte 18-vjetorin e lindjes.

Lajmi ka shokuar të gjithë botën e sportit për faktin se ishte një sportiste premtuese dhe një vajzë shumë e re.

I ati i saj është shprehur krenar për pasionin dhe përkushtimin e së bijës. Ai e ka ndarë pikëllimin në “Facebook”.

“Jam krenar për këtë vajzë të re dhe të bukur. Ellie, më mungon më shumë nga se e imagjinon. Shpirti yt u prehtë në paqe, kampione!”

Soutter kishte fituar medalje bronxi në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinjtë të vitit të kaluar.

Ajo po stërvitej për kampionatin botëror për të rinjtë dhe pasi u kthye në shtëpinë e saj në Francë, humbi jetën në rrethana të panjohura.

VD.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038111209869385