INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tradita vazhdon/ Rritet numri i shqiptarëve që lidhin kurorë, por ulet...

Tradita vazhdon/ Rritet numri i shqiptarëve që lidhin kurorë, por ulet...

Publikuar më: 08:35 14-06-2019

Shumë të dashuruar kanë finalizuar lidhjet me tyre duke u kurorëzuar me martese. Në raportin e fundit të INSTAT, 'Gratë dhe Burrat në vitin 2019” rezulton se në 2018 kanë lidhur martesë 23.104 çifte, rreth 2% më shumë se në vitin 2017, ku numri i martesave ishte 22.641. Po ndryshe nga vite më parë që mosha për martesë u rrit, në 2018 janë martuar më shumë të rinj.
Pra ndryshe nga ecuria e viteve të kaluara, mosha mesatare e djemve dhe vajzave që martohen ka shënuar rënie.
Tek gratë, më shumë se 53% e martesave realizohen deri në moshën 24 vjeç, dhe deri në moshën 29 vjeç janë kryer 80.5 % e tyre. Kjo shpjegon moshën relativisht të re të martesës për gratë, e cila është mesatarisht 25.5 vjeç. Kurse në 2017 mosha mesatare e martesave tek gratë ishte 26.5 vjeç. Po gjithësesi krahasuar me 5 vite më parë, gratë martohen relativisht rreth dy vite më të mëdha.
Për burrat 54.6% e martesave realizohen deri në moshën 29 vjeç, dhe 82.4% e martesave deri në moshën 34 vjeç. Mosha mesatare e martesës për burrat është 30.2 vjeç.

Article Logic
Execution time: 0.002392053604126